Në “ngërç” gjyqi ndaj Shullazit, nuk paraqitet as gjyqtari i ri caktuar nga KLGJ (Debate me gjyqtaren Boksin)
Ka dështuar sërish seanca gjyqësore ndaj Emiliano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë.
Gjyqtari i tretë i caktuar nga KLGJ Arben Vrioni nga gjykata e Apelit Durrës për arsye shëndetësore nuk mund të zhvillonte asnjë proces gjyqësor deri ne 29 qershor.
Gilmando Dani mori falen ne seance dhe i thotë gjyqtares Albana Boksi si mund te jeni kaq e qetë ju keni dhënë një vendim pro Ylvi Beqajt.
“Nuk mund të na gjykoni dhe ne”, i është drejtuar ai gjyqtares Boksi.
Dani kërkon që të rikthehen mbrojtësit e tyre dhe të mos jenë më avokatë kryesisht.
Seanca e radhës pritet të mbahet me 1 korrik ora 12:30. Në seancën e shkuar mes të pandehurve dhe trupës gjykuese pati tensione.

