FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në Prishtinë u hap Ekspozita “Lobimi përmes aparatit fotografik” nga Blerim Uka

Në praninë e zëvendësministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Krasniqi, ish-ministrit Memli Krasniqi, Eroll Salihut, deputetëve, përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, si dhe në mesin e shumë përfaqësuesve të sportit, miqve e sportdashësve, sot në Prishtinë u hap Ekspozita “Lobimi përmes aparatit fotografik”, nga Blerim Uka.

Sipas Blerim Ukës, autor i Ekspozitës, kjo është një rrëfim i historisë së sportit në Kosovë. Është një dëshmi, e cila kronologjikisht paraqet rrugëtimin e futbollit të  Kosovës, e që është njëra anë e historikut të shoqërisë kosovare.

Fotografitë e paraqitura në Ekspozitë, paraqesin katër etapa të rëndësishme për futbollin e Kosovës, të cilat janë ndarë sipas  periudhave, e të cilat përfshijnë: Historikun, Lobimin, Pranimin dhe Ndërkombëtarizimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përmes aparatit fotografik kam arritur të ruaj këtë faktografi të historikut të sportit në Kosovë, në veçanti të futbollit. Në periudhën më të rëndësishme të pranimit të tij, kam arritur që të jem në vende të ndryshme, të takoj personalitete të fuqishme, të cilat iu patën bashkuar nismës sime kreative për nënshkrimin për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA”, ka thënë Uka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Uka, ndër tjera ka thënë se sfidat ishin të mëdha, por më i madh ishte vullneti e përkushtimi i njerëzve sportdashës.

Të pranishmëve me një fjalë u është drejtuar edhe Eroll Salihu, i cili ka falënderuar Blerim Ukën për punën e jashtëzakonshme.

Ekspozita “Lobimi përmes aparatit fotografik”, nga Blerim Uka, u përkrah nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

koha.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?