Nesër Bajrami, falja e Namazit në sheshin “Skënderbej”
Besimtarët mysliman rikthehen për faljen e Namazit të Fiter Bajramit në sheshin “Skënderbej”. Rituali i fundit në qendër është bërë në vitin 2009. 16 mijë m2 në sheshin “Skënderbej” do të jenë në dispozicion për besimtarët meshkuj, ndërsa 3000 m2 për zonjat besimtare. Teksa po bëhen përgatitjet e fundit, Myftiu i Tiranës dhe kryebashkiaku Veliaj thanë se gjithçka do të jetë gati për orët e para të mëngjesit.
Veliaj dha lajmin e mirë se për besimtatarët se 350 vendet në parkimin nëntokësor do të jenë falas nga ora 0500-0700.
Falja e namazit do të nisë në orën 05:30 dhe pas përfundimit të ritualit dhe ligjëratave nga imamët, sheshi “Skendërbej” do t’i kthehet aktivitetit normal për tu shfrytëzuar nga qytetarët.

