Nga emigracioni te plantacionet me pjeshkë e nektarina, historia e Jemin Tashit në Gjergjan

Pas rreth 30 vitesh emigracion në Greqi, ku punoi për vite me radhë në bujqësi, Jemini Tashi zgjodhi të rikthehej në vendlindje dhe të investonte në tokën e tij. Prej 6 vitesh, në Gjergjan, ai kultivon pjeshkë dhe nektarina në disa varietete, duke ndërtuar një aktivitet bujqësor që sot i siguron të ardhura familjes së tij.

Gjatë një vizite në parcelat e tij, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, u njoh nga afër me punën e fermerit dhe prodhimin e këtij sezoni.

Jemini tregon se kultivimi i pjeshkës dhe nektarinës kërkon punë të vazhdueshme, përkushtim dhe sakrificë, që nga momenti kur bima nis të zhvillohet e deri në pjekjen e frutit. Në parcelat e tij janë rreth 1 mijë rrënjë pemësh, të shtrira në afërsisht 1.5 hektarë, ku përfshihen disa varietete të pjeshkës dhe nektarinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes varieteteve që kultivon është edhe nektarina diabetike, një nga prodhimet që arrin fazën e vjeljes në fillim të muajit shtator. Jemini shpjegoi procesin e kultivimit, zhvillimit dhe pjekjes së frutit, deri kur prodhimi mbërrin në treg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryebashkiaku Llatja u interesua edhe për çmimin e prodhimit dhe të ardhurat që fermeri siguron nga kultivimi i këtyre frutave. Jemini tregon se pjeshka e hershme pati një çmim të kënaqshëm, ndërsa në muajin korrik pati disi një rënie të çmimit, si pasojë e rritjes së prodhimit të pjeshkës në këtë zonë dhe në treg.

Megjithatë, për Jemin Tashin, puna në bujqësi mbetet një zgjedhje e rëndësishme. Përvoja e fituar gjatë viteve të emigracionit në Greqi, ku u angazhua në sektorin e bujqësisë, tashmë është kthyer në një avantazh në punën e tij në vendlindje.

Përveç plantacioneve me pjeshkë dhe nektarina, Jemini ka investuar edhe në kultivimin e ullirit, duke zgjeruar aktivitetin e tij bujqësor.

Mbështetja dhe promovimi i fermerëve vendas mbetet një nga prioritetet e Bashkisë Elbasan, me synim rritjen e prodhimit, fuqizimin e ekonomisë së zonave rurale dhe krijimin e më shumë mundësive për ata që zgjedhin të investojnë në tokën e tyre.

Historia e Jemin Tashit është edhe një shembull i kthimit të emigrantëve në vendlindje, duke sjellë përvojën e fituar jashtë vendit dhe duke e investuar atë në zhvillimin e bujqësisë dhe prodhimit vendas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?