Ngjarja në Elbasan, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Konfliktet të zgjidhen me dialog

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Elbasan, ku një atentat mbeti në tentativë pasi arma e autorit dyshohet se u bllokua, duke shmangur pasoja edhe më të rënda.

Përmes një deklarate publike, institucioni shpreh shqetësimin për aktin e dhunës, duke theksuar se përdorimi i armëve dhe kërcënimet cenojnë jo vetëm jetën e individëve, por edhe sigurinë dhe qetësinë e të gjithë komunitetit.

Qendra nënvizon se është e rëndësishme që autoritetet të zbardhin sa më shpejt rrethanat e ngjarjes dhe të vendosin përpara përgjegjësisë personat e përfshirë. Paralelisht, ajo kërkon më shumë ndërgjegjësim në shoqëri për pasojat që sjell dhuna dhe nxitjen e kulturës së dialogut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në reagim theksohet se edukimi i brezave të rinj me vlerat e respektit, vetëpërmbajtjes dhe zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve është thelbësor për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar vlerëson gjithashtu traditën e Elbasanit si një qytet i njohur për bashkëjetesën dhe tolerancën, duke theksuar se ruajtja e kësaj fryme është përgjegjësi e përbashkët e institucioneve, familjeve, shkollave, komuniteteve fetare dhe çdo qytetari.

Në përfundim të deklaratës, institucioni rikujton se jeta e njeriut është e shenjtë dhe se konfliktet duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe respektimit të ligjit, e jo me dhunë apo përdorimin e armëve. Sipas Qendrës, paqja dhe siguria ndërtohen çdo ditë përmes përgjegjësisë dhe angazhimit të secilit anëtar të shoqërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?