Nikolla: Nuk po mbyllim shkollat, por klasat kolektive

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka bërë të ditur se janë 33 mijë nxënës që mësojnë në klasa kolektive.

Gjatë një deklaratë për mediat, ministrja deklaroi se një pjesë e tyre do të mbyllën dhe nxënësit do të transferohen në shkollat më të afërta.

Ministria ka garantuar transportin e nxënësve dhe mësuesit nuk do të largohen nga vendet e punës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Klasat kolektive nuk janë një situatë e re për Shqipërinë. Eshtë e vështirë mësimi në klasat kolektive, por ne do e fitojmë këtë betejë. Opozita e quan skandal çdo reformë në arsim. Synojmë arsimim më të mirë për nxënësit. Nuk synojmë mbylljen e shkollave. Pas një studimi kemi vendosur se disa nga klasat kolektive të shkollave do të transferohen në shkollat më të afërta. Kemi garantuar transportin dhe mësuesit do të integrohen të gjithë në shkollat e tjera”, deklaroi Nikolla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa klasa kolektive do të vazhdojnë të funksionojnë, tha ministrja.

Deklarata e ministres Nikolla

Ky vit i ri shkollor do të ketë edhe një adresim të situatës me klasat kolektive
në të cilat mësojnë fëmijë të grup moshave të ndryshme.

Kjo situate nuk është e re. Planet për rajonalizim dhe racionalizim shkollash
kanë qenë edhe kur kjo ministri drejtohej nga opozita, por jo vetëm nuk patën
kurajon për të adresuar një proces të vështirë, por shumë të vlefshëm, madje
duke refuzuar edhe t’i përmendnin publikisht klasat kolektive.

Ne jo vetëm nuk do të heshtim, por nuk na mjafton as vetëm të flasim.
Ndaj unë sot jam këtu, jo për përgjigjen e radhës, ndaj atyre që zgjedhin vetë
si bëjnë opozitë, duke etiketuar çdo nismë në arsim si skandalin e radhës, që i
bën për të qarë e për të qeshur.
Unë kam dalë për ju të dashur prindër e mësues të Shqipërisë.
Ndihmomëni.

Ndihmomëni siç keni bërë në këto vite dhe për të cilën unë ju jam shumë
mirënjohëse.
Ta fitojmë me kurajo edhe këtë betejë.
Është beteja për arsim më të mirë për 33 mijë nxënës.
Është shumë e vështirë.

Nuk fitohet vetëm duke dhënë përgjigjet e pyetjeve, Pse? Si? Qysh? Tek?
Por fitohet së pari me zemër.

Me vendosmëri. Me planifikim, me transport për nxënësit dhe mbështetje për
mësuesit.

Ne nuk kemi synim mbylljen e shkollave por mbylljen e klasave kolektive. E
theksoj klasave me nxënës të moshave të ndryshme ku numri i nxënësve është
edhe 3 edhe 5.

Ndërhyrja jonë ka filluar që vitin e kaluar shkollor.
Testuam të gjithë nxënësit për aftësitë në shkrim lexim dhe në bazë të
nevojave realizuam programin për përforcimin e shkrim-leximit pas trajnimit
të mësuesve.
Ky ishte edhe hapi i parë emergjent.

Hapi i dytë ishte një studim rrënjësor i gjithë sistemit të klasave kolektive të
shtrirë në gjithë territorin e Shqipërisë.

Kemi parë secilën klasë, kemi matur largësinë nga shtëpitë e nxënësve, nga
shkollat e tjera më të afërta, kemi parë kushtet e punës në këto klasa, kemi
dërguar ekipe të ecin në këmbë rrugët që përshkojnë vet nxënësit.
Kjo punë 8 mujore ka rezultuar në identifikimin e klasave që mund të
transferohen në shkolla më të mëdha ku nxënësit do të mund të mësonin me
bashkëmoshatarët e tyre jo me në klasa kolektive.

Kemi bërë planin e veprimit për të realizuar këtë transferim.

Hapi i tretë po ndodh tani: hartimi i urdhrit për transferimin e nxënësve në
shkollat më të afërta, si dhe sistemimin e mësuesve të këtyre nxënësve në
sistem, duke i siguruar se askush nuk do të mbetet i papunë.

Për kolegët tanë nga opozita nuk mërziten për nxënësit e zonave të thella
rurale, por që ju duhen vetëm për të baltosur punën tonë, mund të duket gjë
koti mbyllja dhe transferimi i nxënësve dhe mund të keqinterpretohet siç dinë
ta bëjnë ata.

Por ju të dashur prindër kërkoni më të mirën për edukimin e fëmijëve tuaj. Ky
është qëllimi edhe i reformës së klasave kolektive.

Ky nuk është një fenomen shqiptar. Klasa kolektive ka edhe në vende të tjera,
por atje kur mbyllen klasat kolektive është sukses, nuk akuzohet kush se po
mbyll shkolla.
ANI!

E gjithë vëmendja jonë është tek 33 mijë nxënësit dhe mësuesit e tyre!
Ndaj paralelisht ne kemi studiuar modelet më të mira që sigurojnë
përmirësimin e cilësisë së arsimit në klasat që e kemi të pamundur të
mbyllim.

Ky është dhe hapi i katërt i ndërhyrjes tone: kemi mbledhë udhëzues dhe
doracak, me shembuj të orëve mësimore dhe metodave më efektive mësimore,
që i kemi përkthyer dhe përshtatur për t’i ndarë me mësuesit e klasave
kolektive.

Gjithashtu themelojmë rrjetin profesional të mësuesve të klasave kolektive në
mënyrë që të ndajnë përvojat me njëri tjetrin dhe të përmirësojnë zbatimin e
kurrikulës së re edhe në zona të thella malore.

Dua të falenderoj drejtuesit vendor për mbështetjen e dhënë për transportin e
fëmijëve si dhe gjithë procesin, i cili do të vijojë se kemi ende shumë për të
bërë, Është vetëm hapi i parë! Faleminderit!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?