FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Opozita sërish në protestë, një qytetar ka ardhur me kalë nga Laçi (VIDEO)

Ashtu siç ishte paralajmëruar, protesta e opozitës para Kuvendit nisi rreth orës 10:00. Me parulla në duar dhe thirrje kundër qeverisë, qytetarët janë vendosur para Kuvendit.

“Rama ik, Rama ik!”, janë disa nga thirrjet e protestuesve në tubim.

Disa nga deputetët e opozitës kanë folur në protestë, ku kanë sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama mes turmës së protestuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, një protestues i veshur me kostum popullor, me qeleshe në kokë dhe flamurin kombëtar mbi supe, i hipur në kalë është nisur drejt kordonit policor që ka rrethuar Parlamentin në oborr.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Erdha me kalë se nuk kam lekë për furgon. Vij nga Kurbini dhe andej do kthehem”, ka thënë ai mes protestuesve të tjerë.

Ndërkohë kryetari i PD-së, Berisha flet para protestuesve, të cilët janë para forcave të policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?