Nis sot shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët, ja datat kur mund t’i tërhiqni

Ditën e sotme (21 dhjetor) të nisë shpërndarja e shpërblimeve për fundvit për pensionistët.

Shpërndarja e këtij shpërblimi prej 5 mijë lekësh do të bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare dhe bankat duke filluar nga 21 dhjetori deri më datë 31 dhjetor.

Ka qenë vetë kreu i ISSH-së, Astrit Hado përmes një postimi në Facebook, i cili ka dhënë detaje mbi procedura dhe se si do të bëhet shpërndarja e parave sipas kategorive. Hodo bëri thirrje që ato që nuk kanë nevojë për bonusin tani, ta tërheqin atë në një periudhë të mëvonshme për të shmangur grumbullimet në kohë COVID-i.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë rreth 677 mijë qytetarë që përfitojnë nga fondi i alokuar për shpërblimi në fundvit, prej 34 milionë dollarësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?