Nis sot sondazhi kombëtar i studentëve, afati nga 16 Prill-2 Maj

Ka nisur ditën e sotme ka nisur në kuadër të Paktit për Universitetin, “Sondazhi Kombëtar i Studentëve”.

Ministria e Sportit dhe Rinisë njoftoi se nëpërmjet këtij Pakti të gjithë studentët në Shqipëri kanë për herë të parë mundësinë të shprehin mendimin e tyre në lidhje me cilësinë e mësimdhënies dhe mbështetjes institucionale që i ofrojnë IAL-të.Sipas njoftimit janë kontaktuar rreth 4200 studentë në 8 qytete dhe janë realizuar mbi 320 takime me anëtarë të grupeve të punës në 41 IAL. Sondazhi do të jetë i hapur nga data 16 Prill deri në 2 Maj.

100 mijë studentëve do t’u dërgohet linku nëpërmjet një e-maili që dërgohet nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, mbi nga ku mund të plotësojnë sondazhin online për vetëm 15 minuta.Sipas njoftimit ky sondazh është një mundësi reale për të transmetuar zërin studentor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?