Nisën ndryshimet në qeveri, Rama nesër mbledhje të zgjeruar

Zëvendësimi i ministres së Shëndetësisë është vetëm një prej vendimmarrjeve që pritet të marrë formë në kampin e majtë, në një shtator që ka nisur me një intensitet të lartë takimesh.

Kreu i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me ministrat dhe zëvendësministrat, ku morën pjesë edhe drejtuesit politikë të qarqeve. Në fokus të diskutimeve ishte strategjia e re e së majtës, si dhe përgatitjet për nisjen e punimeve të Kuvendit.

Ndërkohë, një tjetër takim i zgjeruar do të zhvillohet nesër, ku janë thirrur edhe deputetët socialistë. Pritet që Rama të prezantojë dhe të diskutojë më gjerësisht mbi strategjinë e re politike, por edhe mbi ndryshimet në kabinetin qeveritar, i cili tashmë pritet të vijojë pa ministren e Shëndetësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?