Nis faza e dytë e fushatës “Si je”, për kontrollin e shëndetit falas

Fushata e ndërgjegjësimit dhe informimit publik për kontrollin shëndetësor bazë, për “check-up-in” falas, për grup moshat 40- 65 vjeç, në të gjithë Shqipërinë vijon nën moton: “Të shëndetshëm, jemi të gjithë të barabartë! Shëndeti nuk është njëprivilegj, është e drejta jote.”

Ministria e Shëndetësisë hapi një vit më parë një epokë të re: kontrollin falas të shëndetit bazë, për të gjithë shqiptarët nga  mosha 40 deri në 65 vjeç, në qytete e fshatra, deri edhe në zonat më të thella tëShqipërisë!

 Nisi bashkë me këtëiniciativë edhe fushata e ndërgjegjësimit dhe informimit publik, “Si je” që do të ftonte të gjithëgrup moshat e përfshira, që një herë në vit, të paraqiteshin në qendrën e tyre shëndetësore pranë vendbanimit dhe të kryenin kontrollin shëndetësor bazë pa pagesë, për t’i dalë kështu përballë problemeve të mundshme në organizmin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fushata e ndërgjegjësimit vazhdon edhe këtë vit. Mesazhet dhe informacionet kanë filluar të përcillen kudo, fillimisht në zona të ndryshme të Tiranës e në vazhdim do të shpërndahen edhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë, për shërbimet qëofrohençdo ditënë 415 Qendra Shëndetësore, nga punonjësit e shëndetësisë në Kujdesin Shëndetësor Parësor; për shërbimet që sigurohen edhe në 35 Qendra Shëndetësore që gjenden në zona me probleme tëinfrastrukturës rrugore; për paketën e shërbimit që përfshin matje, vlerësim, këshillim, referim dhe ndjekje të parametrave fiziologjikë e biokimikësiç janë tensioni arterial, indeksi i masës trupore, aktiviteti i zemrës (EKG), formula e gjakut, Hb, HCT, MCV, MCH, MCHC, kolesteroli total, HDL kolesterol, LDL kolesterol, triglyceride, glicemia, albuminuria, prania e qelizave, azotemia dhe kratinemi;vlerësim, këshillim, trajtim dhe ndjekje për faktorët e stilit të jetesës siç janë ushqyerja, konsumimi i duhanit e i alkoolit apo dhe niveli i stresit dhe depresionit etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas rezultateve të kënaqshme të nxjerra nga faza e parë e kësaj fushate dhe e këtij Programi Kombëtar që u iniciuanga Ministria e Shëndetësisë (në 2 prill 2014), në zbatim të një prej zotimeve themelore programore në sektorin e shëndetësisë, ky aksion publik vazhdon të kryejë edhe më tej misionin e kontrollit falas të popullatës, me qëllim kujdesin për shëndetin, parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve, zbulimin e hershëm të çrregullimeve, mjekimin në fazat e hershme si dhe përmirësimin e kulturës shëndetësore.

 Të mësosh se “Si je”, tani është fare e thjeshtë. Të parandalosh është më mirë së të kurosh. Mjafton të shkosh në Qendrën shëndetësore të zonës ku banon.

molla3 molla2

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?