Nisin verifikimet për shtëpitë dhe bizneset që jepen me qira
Për të gjithë ata që japin shtëpi me qira, qeveria ka vendosur të tarifohen. Më herët është thënë që tatimi mbi të ardhurat nga qiratë do të jenë sa 15% e vlerës së qiradhënies së deklaruar. Së fundi është vendosur që të verifikohen të gjitha kontratat e qirave nëse janë të rregullta në mënyrë që taksat të paguhen në bazë të vlerës dhe sipërfaqes së pronës.
Gjithashtu edhe në dyqane apo biznese të tjera do të kontrollohet nëse ambienti është me qira apo në pronësi.
Tatimet do të verifikojnë të gjitha kontratat e qirave për të parë nësë taksat paguhen sipas vlerës dhe sipërfaqes së pronës.
Për kategorinë e tatimpaguesve që nuk kanë përgjegjësinë tatimore të Tatimit në Burim, Administrata Tatimore do të verifikojë nëse:
-ambientet në adresat e deklaruara ku zhvillohet aktiviteti janë pronë e shoqërisë (vërtetuar me aktet e pronësisë);
-ambientet ku zhvillohet aktiviteti janë me kontratë qiraje dhe vlera e qirasë sipas kontratave të lidhura paguhet me faturë tatimore, (vërtetuar nga fatura tatimore për qira, qoftë kjo me TVSH apo e përjashtuar).
-ambientet ku zhvillohet aktiviteti janë me kontratë qiraje dhe nuk janë regjistruar për të deklaruar e paguar Tatimin mbi Qiranë. Në këto raste, tatimpaguesit duhet të regjistrohen në përgjegjesinë tatimore të Tatimit në Burim për të deklaruar e paguar Tatimin mbi Qiranë.
Për ata që kanë kontrata qiraje të paregjistruara do të përfshihen në përgjegjësin tatimore të Tatimit në burim, si dhe për pagesën e tij.
Gjithashtu për subjeket qe paguajnë Tatim mbi Qiranë, do të verifikohet nëse vlerat e kontratës së qirasë janë në përputhje me çmimet e referencës. Për diferencat midis vlerës së deklaruar dhe vlerës së kontratës do të kryhen rivlerësimet përkatëse.
Kujtojmë se ligji e konsideron fshehjen e të ardhurave evazion tatimor dhe përveçse dënohet me gjobë, përbën edhe vepër penale.

