“Notre Damme” në flakë, Berisha: Çfarë humbje e pakufishme!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas zjarrit të rënë ditën e sotme në katedralen e famshme Notre Damme në Paris, flakët e të cilit dogjën edhe majën simbol të saj.
Në një postim në facebook, Berisha shpreh trishtimin e tij, ndërsa shkruan se kjo është një humbje e pakufishme.
“Parisit, Francës, qytetërimit perëndimor dhe mbarë njerëzimit do t’ju mungojë Katedralja, simboli krenar e magjeps i përjetësisë së tyre! Çfarë humbje e pakufishme”, shkruan ish-kryeministri.


