Oficerët i ‘kthejnë përmbys’ shtëpinë, Tahiri shfaqet pas hekurave të… (Foto)
Pas rreth 30 minutash që oficerët e policisë gjyqësore vijonin kontrollin në banesën e ish-ministrit të Brendshëm tek Kodra e Diellit në kërkim të provave kompromentuese, Saimir Tahiri i ka lënë vetëm brenda me avokatin e tij Maks Haxhia dhe është shfaqur pas hekurave të ballkonit të katit të katërt, ndoshta duke pirë një cigare

Por nuk i ka shpëtuar vëmendjes së paparacit të “BalkanWeb” që e ka filmuar ish-ministrin që ndodhet këto ditë në qendër të vëmendjes, i përjashtuar nga grupi parlamentar i PS-së dhe jashtë çdo strukture në parti pas akuzave të Prokurorisë.
Pas autorizimit nga parlamenti një ditë më parë, oficerët e policisë gjyqësore janë ngjitur në shtëpinë e Tahirit për të bërë kontrollin në kërkim të provave që e lidhin atë me trafikun e drogës.

(

