”Opozita rrugore”? Kryemadhi: Rama nuk është mirë
Fjala “rrugë” është jetë. Kështu deklaroi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga studio e emisionit “360 Gradë”, teksa ka shpieguar konceptin e fjalës “opozitë e rrugës”. Kryemadhi tha se fakti që kryeministri Rama ironizon me fjalën “rrugë” kjo tregon se ai nuk është mirë.
”Fjalori që ai përdor edhe me punonjësit e tij e di që nuk është mirë. Ai e di shumë mirë se çfarë do të thotë opozitëë e rrugës dhe pavarësisht se ai e përdor, pra fjala “rrugës” e përdor si ndonjë që është intimiduese si fjalë, harron që fjala rrugë është jetë. Sepse pa rrugë njerëzit nuk kanë ku të ecin. Në një jetë politike ndërtohen rrugët e zgjidhjeve. Në një jetë ekonomike ndërtohen rrugët e zhvillimit të ekonomisë, në një jetë zhvillimore ndërtohen rrugët”,-tha Kryemadhi.

