Orët e fundit të 2018-ës/ Shqipëria pret Vitin e Ri 2019 pa fishekzjarrë
A mund të imagjinohet ndërrimi i viteve pa spektaklin e fishekzjarrëve? Epo këtë vit qeveria ka vendosur t’i lërë në heshtje shqiptarët. Në Tiranë dhe të gjitha qytetet, ky është viti i parë që shqiptarëve iu është ndaluar që të hedhin fishekzjarre dhe kapsolla.
Fishekzjarret do të hidhen vetëm nga bashkitë. Por a është kjo e mjaftueshme? Nuk është e vështirë t’i përgjigjesh kësaj pyetje.
Një mënyrë për të kompensuar disi “dënimin e fishekzjareve”, bashkia e Tiranes ka organizuar një koncert që pritet të nisë në orën 22:30 një koncert në Sheshin Skënderbej. Në këtë koncert do të jenë të pranishëm këngëtarët Flori Mumajesi, Evi Reçi, Ardit Çuni, Alban Nimani, West Side Family, Eneda Tarifa dhe Eranda Libohova.
Po qytetet e tjera çfarë do të bëjnë?

