Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 11:19 Rama flet në Kuvend: Buxhet historik, ulet kostoja e jetesës Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për buxhetin e vitit 2027, teksa tha se ai është historik, pasi për herë të parë prek…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Papa Françesku: Në kohë luftërash dhe magjepsjesh dixhitale, t’ia besojmë shpresat Zotit

Aktualitet E diel, 8 Dhjetor 2024 14:19
Papa Françesku: Në kohë luftërash dhe magjepsjesh dixhitale, t’ia besojmë shpresat Zotit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Në Engjëllin e Tënzot të festës së Zojës së Papërlyer, Papa kritikon përpjekjen për të pasur e për të dominuar, etjen për para, dëshirën për “miq të pushtetshëm”, “modelet e rreme vezulluese” të medias dhe internetit: t’ua lënë vendin bindjes në mëshirën e Zotit, siç bëri Virgjëra Shenjte, kërkon ai. Ati i Shenjtë i fton të gjithë të shkojnë të rrëfehen brenda kësaj jave
https://www.youtube.com/watch?v=5V9mKgS1GJQ
Maria e la fatin e saj në duart e duhura. Kujtoi këtë Papa Françesku në Engjëllin e Tënzot të Solemnitetit të Zojës së Papërlyer, ndërsa u kërkoi të gjithëve të shkojnë të rrëfehen brenda kësaj jave, që të arrijnë në Krishtlindje e në hapjen e Portës Shenjte të Jubileut 2025, me zemër të pastër. Duke pasur parasysh Lajmërimin e Zojës, Ati i Shenjtë pyeti: Sa jemi gati, në këtë epokë të dëshpëruar dhe të zymtë që po jetojmë, të bëjmë siç bëri Maria para kryeengjëllit Gabriel, duke pranuar planin e Hyjit për të?

Te kush kam shpresë?

Papa u kërkoi besimtarëve ta lexojnë këtë pjesë të Ungjillit sipas Lukës, sepse do t’ju bëjë mirë e do ta shikojnë botën me sy tjetër. Pikërisht për t’i ndihmuar në këtë shqyrtim, siç bëri në meshën e mëngjesit me kardinajtë e rinj, Françesku shtroi një sërë pyetjesh:

“Në kohën tonë, të trazuar nga luftërat dhe të përqendruar në përpjekjet për të pasur e për të dominuar, te cili kam shpresë? Tek forca, tek paratë, tek miqtë e pushtetshëm apo tek mëshira e pafund e Zotit? E, përballë modeleve të rreme vezulluese, që qarkullojnë në media e në internet, ku e kërkoj lumturinë? Ku është thesari i zemrës sime? Gjendet në faktin se Zoti më do pa interes, se dashuria e tij më paraprin gjithmonë dhe se është gati të më falë kur kthehem i penduar tek Ai? Apo mashtrohem duke u përpjekur të afirmoj vetveten dhe vullnetin tim me çdo kusht?”

Mund t'ju interesojë

Batuta e Ramës: Sali, lidh brekët dhe ik tani!

Batuta e Ramës: Sali, lidh brekët dhe ik tani!

Para 25 minutash
Rreth 20 anëtarë të fisit të izoluar Awá shfaqen në një fshat në Amazonë: kërkuan patate të ëmbla dhe u kthyen në pyll

Rreth 20 anëtarë të fisit të izoluar Awá shfaqen në një fshat në Amazonë: kërkuan patat...

Para 28 minutash
Turqia zyrtarizon pesë marrëveshje ndërkombëtare: Nga tregtia e lirë me Ukrainën te pritja e avionëve të Katarit

Turqia zyrtarizon pesë marrëveshje ndërkombëtare: Nga tregtia e lirë me Ukrainën te pri...

Para 29 minutash

Njerëzorja e hyjnorja bashkohen në “po”-në e Marisë

Njerëzorja e hyjnorja bashkohen në “po”-në e Marisë për Zotin, çast i bekuar, e quajti Papa, nga i cili u var fati i gjithë njerëzimit.

“Si në skenën e krijimit të Adamit, pikturuar nga Mikelanxhelo në Kapelën Sikstine, ku gishti i Atit Qiellor gati prek atë të njeriut; kështu edhe këtu, njerëzorja e hyjnorja takohen, në fillim të Shëlbimit tonë, takohen me një delikatesë të mrekullueshme, në çastin e bekuar në të cilin Virgjëra Mari thotë “po””.

Rrëfehuni brenda javës

Duke pasur parasysh hapjen e Portës Shenjte natën e Krishtlindjes e festat e fundvitit, në përfundim të katekizmit, para se t’u jepte të gjithëve takim në Sheshin e Spanjës, ku pasdite nderoi Zojën e Papërlyer në të kremten e saj, Papa i ftoi besimtarët të rrëfehen:

“Po ju jap një këshillë. Sot është ditë e bukur për një rrëfim të mirë. Nëse nuk mund të shkoni sot, shkoni këtë javë, deri të dielën tjetër, hapeni zemrën dhe Zoti fal gjithçka, gjithçka, gjithçka. E kështu, në dorën e Marisë, do të jemi më të lumtur”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama flet në Kuvend: Buxhet historik, ulet kostoja e jetesës
Para 12 minutash

Rama flet në Kuvend: Buxhet historik, ulet kostoja e jetesës

Brajan Gruda “çmend” Gjermaninë, “Bild” e krahason me Wirtz
Para 16 minutash

Brajan Gruda “çmend” Gjermaninë, “Bild” e krahason me Wirtz

Batuta e Ramës: Sali, lidh brekët dhe ik tani!
Para 25 minutash

Batuta e Ramës: Sali, lidh brekët dhe ik tani!

Rreth 20 anëtarë të fisit të izoluar Awá shfaqen në një fshat në Amazonë: kërkuan patate të ëmbla dhe u kthyen në pyll
Para 28 minutash

Rreth 20 anëtarë të fisit të izoluar Awá shfaqen në një fshat në Amazonë: kërkuan patate të ëmbla dhe ...

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 13 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 12 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 16 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

4 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 14 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.