Parashikimi i motit për sot, 26 tetor 2017

Paraditja paraqitet me kthjellime e vranësira kalimtare në zonat Verilindore dhe Juglindore ndërsa kthjellimet mbeten dominante në bregdet dhe gjithë ultësirën perëndimore.

Pjesa e dytë e ditës largon vranësirat edhe nga zonat Lindore duke bërë që i gjithë territori shqiptar të dominohet nga moti i kthjellët. Edhe mbrëmja dhe orët e natës mbeten nën ndikimin e motit të kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit ndërsa një rritje të ndjeshme do të ketë në temperaturat e mesditës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30- 35 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke gjeneruar në det dallgëzimi 2-3 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?