Pas mitingut të madh hidhet në erë me tritol zyra elektorale e LSI, Durrës

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=9SecIbQRFZo” width=”560″ height=”315″]

Vetëm tritoli kishte munguar deri tani në fushatën elektorale.  Rrahje, dhunë, shkopinj, banda elektorale kundër LSI; kjo është tabloja e deridjeshme. Nga sot fillon punë edhe tritoli.

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në zyrën elektorale të LSI në Durrës. Kjo ka ndodhur pas takimit të madh elektoral të LSI dje në qytetin bregdetar të Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia u njoftua se gjatë natës, në lagjen Nr. 18 në Durrës kanë vendosur dhe shpërtheu një sasi lënde plasëse, në pjesën hyrëse të zyrës elektorale të LSI.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe u shkua në vendngjarje.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u evidentua se ishte vendosur një sasi lënde shpërthyese dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Për veprime më të specializuara në lidhje me llojin dhe sasinë e lëndës plasëse po kryhen veprimet nga ekspertët antieksploziv. Uniformat blu nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit po kryejnë të gjitha veprimet e duhura hetimore me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

E padiskutueshme se ky është kriminal dhe elektoral ndaj një force politike. Duhet dënuar dhe gjetur autorët e këtij veprimi banditesk, sepse duket se PS po aktivizon pjesën më kriminale të saj.

Partitë politike duhet ta dënojnë këtë ngjarje kriminale, sepse përndryshe mund të marrin frymëzim edhe elementët e tjerë kriminal për ta destabilizuar ditën e dielë të votimeve.

Ministri i Mjedisit, njëkohësisht kryesues i listës së LSI-së në Durrës reagoi pas shpërthimit me eksploziv në një zyrë të kësaj force politike në qytetin bregdetar.

Koka akuzoi eksponentët më të lartë të PS-së si organizatorët e këtyre sulmeve.

“Pas takimit përmbyllës elektoral në qytetin e Durrësit, në një nga zyrat elektorale në orën 02:00 pas mesnate ka ndodhur një shpërthim i madh me eksploziv. Kjo vjen pas thirrjeve të eksponentëve më të lartë të “Rilindjes” në drejtim të policisë që pas orarit të punës të fillojnë të vendosin eksploziv”, tha ai.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?