Për karta identiteti aplikohet edhe sot, ja si të shmangni radhët

Zyrat e aplikimit për karta identiteti do të jenë të hapura edhe këtë të shtunë. Ministria e Brendshme bën me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të lartë të aplikimeve për karta ID dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën dhe disa prej qyteteve kryesore të vendit.

“Në kuadër të masave që janë marrë për përballimin e fluksit të qytetarëve, ditën e shtunë, përveç të gjitha zyrave të njësive administrative të Tiranës, do të jenë funksionale zyrat e aplikimit në qytetet: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër dhe Vlorë”, lexohet në njoftim.

Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve që të verifikojnë afatet e vlefshmërisë së kartës ID, në mënyrë që të aplikojnë më herët pa krijuar flukse dhe radhë pritjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?