Përfundojnë takimet e negociatorëve për krizën politike. Asnjë informacion

Negociatorët David McAllister dhe Knut Knut Fleckenstein kanë përfunduar takimin me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Në orën 17;33 dy negociatorët kanë dalë nga selia e PD-së pa dhënë asnjë informacion mbi atë çfarë është diskutuar apo arritjen e një marrëveshje konkrete.

Më herët Knut Fleckenstein dhe David McAllister u takuan me Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Veç Kryeministri Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta në takim morën pjesë dhe ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar te LSI, Luan Rama, kreu i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi dhe deputeti socialist Taulant Balla. Takimi u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit.

Rreth orës 16:15 dy negociatorët kanë mbrritur në selinë e PD-së ku zhvilluan takimin me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Knut Fleckenstein dhe David McAllister mbërritën mesditën e sotme në Tiranë me qëllimin e arritjes së një marrëveshje mes palëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy negociatorët të cilët kanë marrë përsipër për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik që gjendet vendi prej 66 ditësh, do të zhvillojnë sot takime me palët politike. Sipas informacioneve paraprake ata zhvilluan takime me një draft marrëveshje me disa pika, të cilën do t’ia prezantonin  Ramës dhe Bashës.

Por edhe pse kemi të bëjmë me krizën politike më të rëndë të viteve të fundit, pas më shumë se dy orë takimesh nuk ka asnjë informacion se çfarë është arritur mes palëve. Për rreth 1 orë negociatorët ishin në takim me Ramën dhe Metën. Ndërsa për 1 orë 15 minuta ishin në takim me kreun e PD-së.

Erion Braçe: Mazhoranca ka pranuar dokumentin e negociatorëve

Deputeti socialist, Erion Braçe është politikani i parë që ka folur mbi atë se çfarë po diskutohet në negociatat mes PS-PD dhe ndërkombëtarëve.

Në televizionin “ReportTV”, Braçe u shpreh se mazhoranca ka pranuar dokumentin e negociatorëve McAllister dhe Fleckenstein për zgjidhjen e ngërçit politik.

Braçe tha se kushti i vetëm i maxhorancës është që opozita të votojë ligjin e Vettingut në Kuvend. “Mazhoranca ka pranuar dokumentin e ndërkombëtarëve, mjafton të votojë Vettingun. Çdo garanci për opozitën në tryezën me ne. Për ne është një dokument i pranueshëm që opozita të hyjë në procesin zgjedhore të marrë pjesë qetësisht në zgjedhje. PS nuk ka prekuar asnjëherë zgjedhjet nga ’91 e këtij, politike apo referendare. Ne kemi humbur mandate deputetësh dhe për një votë edhe për 5 vota, kemi pasur mundësi edhe të manipulojmë, por s’e kemi bërë. Opozita ka kërkuar këto, ndërkombëtarët i kanë gjykuar dhe ne jemi të gatshëm që t’i pranojmë”,  u shpreh Braçe.

Negociatorët Knut Fleckenstein dhe David McAllister

LEXONI EDHE

Rama u ngre dy gishtat protestuesve të PD-së te çadra

Rama, gazetarëve pas takimit me dy zyrtarët e BE: Mos na e zini rrugën

Fleckenstein dhe Mcallister, takim me Ramën e Metën

Dita e negociatave. Rama takon Metën

Akuzat ndaj Qeverisë. PS reagon për Doris Pack

Basha: Sot kemi shansin ta zgjidhim me dialog

Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla duke shkuar në takimin me negociatorët

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?