Përmbytjet, ministrja Xhaçka: Porosi bashkive për marrjen e masave
Institucionet e vendit janë vënë në alarm, pasi moti i keq që ka përfshirë vendin dhe reshjet e dendura të shiut, kërcënojnë me përmbytje të zonave më të prekuara nga ky fenomen natyror.
Lidhur me këtë, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një deklaratë për mediat, tha se i është dërguar kërkesë institucioneve vendore për të marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës.
”Janë porositur të gjithë prefektët e qarqeve, drejtuesit e Bashkive për marrjen e masave urgjente për përballimin e çdo situate emergjente për garantimin e jetesës normale të komunitetit. Jemi duke diskutuar me ministritë e linjës për të garantuar furnizimin me ujë dhe energji, si dhe të punohet për mundësimin e kullimit të ujërave. Po punohet me Ministrinë e Transporteve për lëvizjen e mjeteve në rrugë”, tha ministrja Xhaçka.

