Përplasje me armë në ‘Myslymi Shyri’, kapet 1 kg heroinë
Përplasje me armë është pasditen e sotme në rrugën “Myslymi Shyri” në Tiranë, gjatë një operacioni anti-drogë të policisë.
Efektivët e policisë kanë arritur të sekuestrojnë një sasi prej 1 kg heroinë dhe kanë ndaluar tre persona.
Këta të fundit tentuan ti laroheshin me një makinë policisë, por nuk ia arritën, madje pësuan edhe aksident.
Të tre u kapën nga policia, ndërsa në makinën me të cilën udhëtonin u gjet edhe sasia e drogës, që u sekuestrua nga efektivët.
/Syri

