Përshëndetja e Emeli, na prek në pikën tonë të dobët (FOTO)

Erdhi vetëm një ditë në Shqipëri, por na e gjeti menjëherë pikën e dobët. Emeli Sande teksa është pritur nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka bërë shqiponjën dykrenare me duar.

E veshur me një fustan të kuq dhe këpucë të zeza, fiks si për festën tonë, për të cilën ishte ftuar të këndonte. Disa foto nga momentet interesante të pritjes janë shkrepur dhe janë postuar në Instastory nga fotografi i Erion Veliajt, Gent Onuzi.

Gjeste të tilla atdhetarie ne bëjmë gjithmonë, sidomos në ndeshje futbolli apo ditë të tilla festive, por kur i bëjnë këta të huaj na emocionojnë edhe më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?