Persona me precedent në radhët e protestuesve, policia kontroll autobusëve
Aktualitet E Hënë, 9 Gusht 2021 07:27
Protesta e sotme e opozitës ka vënë në lëvizje të gjithë policinë e shtetit. Të gjitha autobusët dhe mjetet që janë nisur nga Lezha po i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm nga policia.
Pika e kontrollit të policisë është ngritur në kufirin mes Shkodrës dhe Lezhës.
Gjithashtu policia verifikon të gjithë personat brenda autobusëve nëse ka apo jo të tillë me precedent penal.


