Pezullimi i lundrimeve, flet kreu i kapitenerisë së porteve Paulin Ndreu

Moti i keq ka nisur të shfaqë problemet e para, sidomos në portet e vendit. Kështu nga Durrësi, Vlora dhe Saranda është paralizuar lëvizja e trageteve.

Kapiteni i Përgjithshëm i Porteve, Paulin Ndreu thotë se janë njoftuar kapiteneritë e porteve për të pezulluar lundrimin në det.

“Kemi njoftuar kapiteneritë e porteve të vendit që të mbajnë nën monitorim situatën. Nëpërmjet një komunikimi në email, u kemi bërë të ditur perzullimin e përkohshëm të lundrimeve të anijeve të peshkimit dhe mallrave deri në dt 3 të mos dalin në det të hapur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jemi në gatishmëri të plotë. Situata paraqitet e rënduar, por pasditen e sotme pritet një qetësim i erës dhe forcës së detit, pra tragetet mund të nisen në darkë(ato që kanë qenë planifikuar që mbrëmë nga italia apo anasjelltas)”, shprehet Ndreu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?