Plagosen 3 persona si pasojë e një aksidenti
Aktualitet E Diel, 26 Shtator 2021 02:29
Tre persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Të plagosurit janë transportuar në spital.Njëri prej tyre ka pësuar dëmtime të rënda në kokë.
Nga raportimet mësohet se automjetet e përplasura janë me targa AA 934 IL dhe AA 840 XO.
Nga përplasja janë demtuar dhe dy automjete të tjera që ishin parkuar buzë rrugës në një restorant.


