“Plehrat”, Landifildi në Mbrostar miratohet me votat e PS, LSI abstenon

Mbrostari do të jetë vendi ku do të ndërtohet landfilli që do të përpunojë mbetjet e zonës së Fierit. Këshilli bashkiak miratoi me 24 vota nga 35 këshilltarë të pranishëm në sallë variantin 4 për vendndërtimin e impiantit, që pati kundër votën e këshilltarëve të djathtë, ndërsa LSI abstenoi.

“Është llogaritur sa larg qendrave të banuara dhe nga hyrja e qytetit”- tha kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi.

Më herët landfilli i përpunimit të mbetjeteve të zonës së Fierit ishte përcaktuar të ndërtohej në  Plyk dhe Mbyet te njesise Portez, por pas protestave të banorëve të zonës, projekti u zhvendos për t’u zbatuar në Mbrostar.

Swiss Digital Desktop Reklama

/Ora News/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?