Policia bën padi penale ndaj Bashes në diten e negociatave!
Kjo që bëri sot policia e shtetit, pikërisht kur po fillojnë takimi me negociatorët e huaj për gjetjen e një marrëveshje mes PS dhe PD, është djallëzi e palës qeveritare për te mos arritur marrveshje me PD.
Policia e Shteti kallzon në Prokuroria kreun e opozitës Lulzim Basha, si dhe një sërë deputetësh të PD-së për organizimin e grumbullimit të paligjshëm në disa kase të vendit duke bllokuar trafikun. Bashkë më Bashën janë kallëzuar edhe deputetët Arben Ristani, Oerd Bylykbashi, Gerti Bogdani, Flamur Noka, Eduart Halimi, Edi Poloka, Gent Strazimiri, Asllan Dogjani, Kastriot Selman Islami, Genc Pollo. Së bashku me ta janë kallëzuar edhe një numër i madh pjesëmarrësish të tjerë në protestë. Policia ia mohoi opozitës lejen për zhvillimin e protestës dhe bllokimin e disa akseve në qytete të ndryshme të vendit, si dhe drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike, Altin Qato u shpreh se kjo protestë cënon rëndë rendin e sigurinë publike dhe çdo person që e organizon apo merr pjesë në të do të përballet me ligjin.

