Policia e Shtetit vlerësohet për pjesëmarrje në operacionin ‘Ballkan’
Policia e Shtetit është vlerësar nga Qendra për Zbatimin e Ligjit në Europën Juglindore SELEC. Ky vlerësim mirënjohje i është dorëzuar Çakos nga drejtori i Përgjithshëm I SELEC Toni Jakomovski.
Policia e Shtetit në njoftimin e zyrës së shtypit thotë se motivacioni i këtij vlerësimi është “Në mirënjohje për arritjen e rëndësishme në luftën ndërkombëtare kundër Krimit të Organizuar”, për pjesëmarrjen dinjitoze në operacionin “Balkan”, i cili është vlerësuar si më i suksesshmi në Europën Juglindore për vitin 2016, në mes shumë operacionesh të tjera.
Jakomovski ka falëndëruar Çakon për kontributin e tij personal si dhe për pjesëmarrjen aktive të strukturave Policore Shqiptare në hetime të përbashkëta me vendet e rajonit, veçanërisht në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.
Drejtori i Policisë së Shtetit Çako ka falënderuar Drejtorin e SELEC për këtë vlerësim që i është bërë Policisë Shqiptare.
“Akordimi i kësaj çertifikate tregon më së miri besimin që kanë partnerët tek Policia e Shtetit. Bashkëpunimi me SELEC dhe me të gjithë partnerët tanë, është me shumë rëndësi, qoftë në luftë kunër krimit të organizuar , ashtu edhe në luftë kundër terrorizmit, në interes të sigurisë në rajon e më gjerë”.
Në vijim Z.JAKOMOVSKI ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda Drejtues i Lartë Ardian Çipa, ku ka shprehur vlerësimet maksimale për bashkëpunimin midis autoriteteve Policore Shqiptare dhe SELEC, i cili gjatë këtij viti ka qenë shumë i suksesshëm në luftën kundër krimit të organizuar, në veçanti në luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike.
Operacioni ndërkombëtar antidrogë “BALLKAN”, në Shqipëri, Maqedoni, Greqi dhe Bullgari i finalizuar në Korrik 2016, ku janë arrestuar 30 persona dhe 23 u shpallën në kërkim që çoi ne sekuestrimin e:
– 27 kg Heroinë, 2 kg Kokainë, 184 kg Marijuanë, 38000 EURO, 1,5 milion Lekë, 4 automatikë, 68 aparate celulare,
Vlen të përmendet fakti se ky operacion është vlerësuar dhe në raportet e SELEC dhe është cilësuar si operacioni më i mirë dhe i suksesshëm në të gjithë rajonin.

