Policia hedh gaz dhe vë kordon sigurie, ka kaos në Bulevard. PD: Pse provokoni, jemi në protestë paqësore

Për afro 1 orë demokratët qëndruar si kurrë më parë të qetë përballë Kryeministrisë, ku foli vetëm një zë dhe u mbajt një minutë heshtje për dy të miturit që humbën jetën në mënyrë tragjike. Protestuesit nisën një marshim drejt Ministrisë së Brendshme, ku Policia e Shtetit krijoi një kordon bllokues. Menjëherë forcat e Policisë u përgjigjen me ujë dhe shumë gaz lotësjellës drejt protestuesëve. Edhe emokratët kanë hedhur molotovë pranë Ministrisë së Brendshme.

Policia e Shtetit nuk po lejon zhvendosjen e protestës jashtë Bulevardit Dëshmorët e Kombit, ku dhe ishte thirrur nga Partia Demokratike. Për të frenuar avancimin e protestuesve drejt bllokut të ministrive, blutë kanë krijuar një kordon të gjatë pranë Kryeministrisë.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i revoltuar nga protesta i është drejtuar i revoltuar efektivëve të Policisë së Shtetit në protestë, pasi ata penguan marshimin e protestuesve në drejtim të Ministrisë së Brendshëm. Duke iu drejtuar “uniformave blu” Bardhi theksoi se protesta ishte paqësore, dhe pyeti policinë pse provokoi protestuesit duke zbatuar urdhra të paligjshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Nga kush i merrni urdhrat ju?! A ishte protesta paqësore? Pse e bllokoni rrugën?! Pse provokoni?! A keni ligj ju apo zbatoni vetëm urdhra të paligjshëm?! Pse e bllokoni rrugën? Shkoni arrestoni ata që kanë vjedh shqiptarët, mos arrestoni qytetarët që protestojnë kundër korrupsionit”, tha Bardhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka është përplasur me policinë, duke i kërkuar këtyre të fundit të hapin rrugën për marshimin e qytetarëve. ”E drejta e protestës është e drejtë kushtetuese. Në paligjshmëri janë urdhër-dhënësit e tyre, këta policët e thjeshtë janë viktima të bandës së pushtetit. Asgjë nuk e ndal marshimin tonë. Ne u bëjmë thirrje policëve të bashkohen me qytetarët se këta janë të vjedhur sa ç’është çdo shqiptar”,-tha Noka.

Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita në një deklaratë e bëri të qartë që PD-ja ka leje për të zhvilluar protestën vetëm në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe se në rast të shkeljes, do të ketë reagim nga policia. Paçka motit me shi, protestuesit po mbajnë pankarta dhe duke lëshuar slogane politike kundër qeverisë ”Rama 4”. Gjatë marshimit protestuesit brohorasin fjalët “policia e krimit”, në shenjë revolte ndaj veprimeve të “bluve” gjatë protestës së fundit.

Lexoni edhe:

Policia hedh gaz lotsjellës, Berisha pajiset me maskë mbrojtëse

Policia nuk lejon zhvillimin e protestës jashtë Bulevardit ”Dëshmorët e Kombit”, krijon kordon

Protestuesi ”rreh” Ramën dhe Ballën në protestë

Fotolajm/ Policia rrethon Kryeministrinë

Protesta e PD/ Gjoni: Policia të mos sillet me dhunë, por ne jemi të gatshëm për përballje

Protesta e PD/ Drejtori i Policisë së Shtetit zbret në Bulevard, Skëndet Hita inspekton masat e marra

FOTO/ Protesta, PD improvizon një mini-podium para Kryeministrisë

PD denoncon situatën para protestës: Policia ndaloi një qytetar që të marrë pjesë

Disa orë para protestës, Edi Paloka: As dhuna dhe as presioni i Policisë nuk na ndalin

Marshim dhe një protestë shiu nga PD, policia angazhon 1500 efektivë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?