Policia: Ja si ndodhi aksidenti aksidenti i eskortës së Kryeministrit

Policia e Korçës ka zbardhur detajet në lidhje me aksidentin ku u përfshi eskorta e kryeministrit Edi Rama.

Policia bën të ditur se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 gardistë, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se më datë 27.11.2017, rreth orës 14:00, në aksin rrugor Maliq-Korçë pranë fshatit Bulgarec, ka ndodhur një aksident rrugor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga të dhënat e para rezulton se në aksident janë përfshirë 4 automjete, ku dy janë të eskortës së Kryeministrit, një mjet tip “Wolksvagen” me targë AA 426 FD dhe një “Range Rover” me targë AA 313 DX.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre punonjës të Gardës Klodian Llaka, Erion Musai dhe Shkëlqim Pojana, të cilët po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht mësohet se mjeti tip “Wolksëagen”, që udhëtonte në krah të kundërt me eskortën, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpejtësisë e lagështisë në rrugë ka goditur makinën tip “Range Rover” që udhëtonte para tij dhe uli shpejtësinë, e më pas makinën e 4-t në radhë të eskortës, e cila ka dalë nga rruga.

I dëmtuar më lehtë është dhe një mjet tip “Mitsubishi” që ishte pjesë e eskortës. Grupi i posaçëm hetimor, i drejtuar nga Prokuroria po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?