Policia operacion në Krujë, gjen 300 bimë kanabis, arreston kultivuesin e procedim inspektorit të mjedisit
Policia e Krujës në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrolle në sera dhe vende të tjera të mundshme për kultivimin e fidanëve dhe farave të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur ana jugore e kodrës së Verjonit, Nikël, Krujë, në dy parcela kanë gjetur të kultivuara 300 bimë Cannabis Sattiva.
Blutë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Flamur Tufa, 38 vjeç, banues në Krujë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
• P.T., 46 vjeç, banues në Kurcaj, Krujë, kushëri me shtetasin Flamur Tufa.
Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasve:
• S.T., 76 vjeç, banues në Bura, Krujë, për veprën penale”Moskallëzim krimi”; kushëri me shtetasit Flamur Tufa dhe P.T.
• H.B., 58 vjeç, banues në Budull, Krujë; me detyrë Inspektor i pyjeve dhe Mjedisit pranë Bashkisë Krujë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
• H.D., 71 vjeç, banues në Verjon, Krujë, Kryetar i fshatit Verjon, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Arrestimi i shtetasit Flamur Tufa dhe shpallja në kërkim e shtetasit P.T. u bë pasi, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike Cannabis Sattiva, të gjetura dhe sekuestruara në fshatin Bura, Nikel, Krujë.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Flamur Tufa u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mbetje të dyshuara të lëndës narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale:
• “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve Flamur Tufa dhe P.T.
• “Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të shtetasve H.B. dhe H.D.
• “Moskallëzim krimi” në ngarkim të shtetasit S.T.

