Pranimi i familjarëve të ish-terroristëve të ISIS, reagon Tritan Shehu

Me kthimin mbrëmjen e djeshme të  110 kosovarëve nga Siria 4 prej të cilëve ish-luftëtarë të ISIS-it, 32 gra dhe 74 fëmijë, pas një operacioni  të ndërmarrë nga qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar edhe ish deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu.

Në një status në rrjetet sociale Shehu ka përshëndetur këtë vendim të marrë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria si dhe ish familjarët e larguar nga  ISIS duke u shprehur sepse: “Kjo eshte supremacia jone e madhe, e pa thyeshme, arma me e sigurte e fitores mbi te “keqen”, gje qe u vertetua dhe ne ate perballje me ate “shtet” monster te krijuar diku aty, midis Sirise e Irakut.”

Shehu po ashtu në postimin e bërë në rrjetin social Facebook  ka shprehur mendimin e tij kritik që gjëra të tilla të mos ndodhin më.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Pranimi e kthimi i sotem i mbi 100 familjareve te ish terrorisreve te ISIS, ndersa flet per vlerat tona, revokon dhe drejtesi e kujtese.
Duke u njohur me kete lajm qe prek Kosoven, Shqiperine e Maqedonine e Veriut, nuk mund te te mos vijne disa mendime.
Se pari per te glorifikuar vlerat e demokracise, pluri kultures, mentalitetit tone te hapur e perendimor, ndjenjes se faljes e deshires per te ndare kriminelin nga “njeriu”, qe edhe kjo ndodhi e fundit i konfirmoi. Kjo eshte supremacia jone e madhe, e pa thyeshme, arma me e sigurte e fitores mbi te “keqen”, gje qe u vertetua dhe ne ate perballje me ate “shtet” monster te krijuar diku aty, midis Sirise e Irakut.
Se dyti eshte mendimi i “vigjilences”, i kujteses, i mos harreses, pikerisht per te mos u perseritur krime te tilla makabre, qe fatkeqesisht disa nga te cilat kishin per turpin tone, autor e aktor bashkekombas tanet, pa asnje dyshim te tjetersuar. Per keta te fundit drejtesia duhet te jape ndeshkimin e saj.
Se treti kjo thellohet edhe nga numrat e raportuara te atyre familjareve, qe u kthyen apo qe jane akoma diku andej kampeve, dhe qe une inkurajoj te mos lihen ne ato vende krimi. Jane numra impresionante e njolloses ne krahasim me popullesine shqiptare ne Rajon, e vecanerisht kjo perballe perkatesise sone krejtesisht Europiane e Perendimore, rrenjeve tona, perballe asaj qe kane bere e bejne aleatet tane te medhenj per lirine e ekzistencen e kombit tone.
Ne fakt une keto mendime nuk i shpreh vetem sot, i kam shprehur me shqetesim te thelle qe ne veren e vitit 2013, vecanerisht me shkrimin “Shqipteret ne Siri”, dhe do te vazhdoj t’i shpreh, se dhe rreziqet ekzistojne akoma, qofte dhe ne forma te ndryshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?