Boshatiset ”Rruga e Durrësit”, studentët lënë Ministrinë e Arsimit dhe shkojnë te Parlamenti. Policia shfaqet më e mobilizuar
Protestat studentore kanë hyrë në ditën e tretë, me marshime, përplasje me policinë dhe tubime solidariteti në disa qytete të vendit.
Pranë Ministrisë së Arsimit, Policia e Shtetit ndryshe ka dy ditët e para, sot ka përdorur menjëherë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, duke shënuar një tjetër përshkallëzim të situatës. Përplasjet mes tyre u kthyen edhe fizike, pasi disa efektivë goditën disa protestues dhe i tërhoqën zvarrë. Protesta para Ministrisë së Arsimit ka zgjatur më pak se 1 orë dhe studentët po marshojnë në rrugët e Tiranës.
Situata ngjan me skenat e dhunës së një dite më parë, kur protesta në Tiranë u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, me dëmtime të institucioneve publike dhe bizneseve private.
Në Tiranë, një grup i madh protestuesish kamë marshuar në ”Rrugën e Elbasanit”, duke u bërë thirrje gjimnazistëve të shkollës “Asim Vokshi” dhe studentëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja e të Ekonomisë që t’u bashkohen protestave. Bilanci i protestave është 89 të lënduar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Mes tyre janë 61 efektivë policie dhe 18 protestues të trajtuar në Spitalin e Traumës. Disa prej tyre vijojnë të marrin trajtim mjekësor, ndërsa tre persona pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale, sipas të dhënave të raportuara. Paralelisht, mbi 80 persona janë shoqëruar në komisariatet e policisë pas përplasjeve të një dite më parë.
Lëvizja studentore është shtrirë edhe në Shkodër, ku studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja kanë bojkotuar mësimin dhe kanë marshuar drejt Bashkisë, për t’u mbledhur më pas para Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Protesta është shoqëruar me thirrje kundër drejtuesve të institucionit dhe hedhjen e vezëve drejt hyrjes së Rektoratit. Trazirat kanë sjellë pasoja edhe në jetën institucionale të vendit. Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë seancën plenare, duke njoftuar se deputetët do të mblidhen sërish më 22 tetor. Gjatë protestave janë raportuar dëmtime të semaforëve, tabelave sinjalizuese, reklamave dhe pronës publike e private, si dhe zjarre në disa institucione shtetërore.
Në këtë klimë tensioni, Partia Demokratike ka shprehur mbështetjen për protestën studentore, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie kujdestare dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Sipas PD-së, protesta është shprehje e pakënaqësisë së të rinjve ndaj qeverisjes, korrupsionit dhe mënyrës së ushtrimit të pushtetit.
Dy ditë pas trazirave, kryeministri Edi Rama ka reaguar nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës. Ai ka deklaruar se dëmet nuk janë vepër e studentëve, por e atyre që, sipas tij, synojnë të dëmtojnë Shqipërinë. Pavarësisht thirrjeve për dorëheqje, Rama ka theksuar se nuk ka kthim pas në rrugën drejt Bashkimit Europian. Protesta hyn në ditën e tretë mes zemërimit të të rinjve, përplasjeve me policinë dhe një krize politike që vijon të thellohet.
Lexoni edhe:
Dita e tretë e protestës, kordoni policor bllokon lëvizjet te Ministria e Arsimit. Disa efektivë kapin të riun
Tirana në kaos nga protesta e studentëve, 80 persona të shoqëruar nga policia
Tirana në kaos nga protesta e studentëve, 80 persona të shoqëruar nga policia
Bojkoti i mësimit në Kamëz, kryebashkiaku Suli: Janë vetëm 50 fëmijë, procesi mësimor vijon në 25 shkolla
Trazira edhe në Shkodër, studentët qëllojnë me vezë derën e Rektoratit: Vijojmë protestat
Trazira edhe në Shkodër, studentët qëllojnë me vezë derën e Rektoratit: Vijojmë protestat
89 të lënduar nga protesta, Ministria e Shëndetësisë: Tre persona pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale
PD: Studentët në rrugë, deputetët e opozitës në krah të tyre. Kërkohet dorëheqja e qeverisë Rama
PD: Studentët në rrugë, deputetët e opozitës në krah të tyre. Kërkohet dorëheqja e qeverisë Rama
Kaos para Parlamentit, Policia vrapon dhe kapin gjimnazistët. Pengohet zhvillimi i protestës
Kaos para Parlamentit, Policia vrapon dhe kapin gjimnazistët. Pengohet zhvillimi i protestës
Anulohet seanca plenare nga frika e protestuesve, deputetët e PS ikin nga Parlamenti
Anulohet seanca plenare nga frika e protestuesve, deputetët e PS ikin nga Parlamenti
Deri në orën 13:00! Protestuesit i lanë një afat, por Rama suprizon me përgjigjen
Deri në orën 13:00! Protestuesit i lanë një afat, por Rama suprizon me përgjigjen
”Orë të vështira”, Rama për trazirat në Tiranë: Këto s’janë duart e studentëve, kjo katrahurë do të paguhet




