Dy policë civilë ndalojnë një të mitur, i kërkojnë të heqë maskën dhe të identifikohet. Noka poston pamjet

Gjatë protestës së zhvilluar sot në Elbasan, një i mitur është ndaluar nga dy persona që prezantohen si policë civilë, të cilët i kanë kërkuar të heqë maskën dhe të tregojë identitetin e tij. Pamjet e incidentit janë publikuar nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka. Në video dëgjohet komunikimi mes dy personave dhe të riut, të cilit i kërkohet disa herë të heqë maskën dhe të identifikohet.

I mituri shpreh kundërshtimet e tij, duke pyetur për arsyen e kërkesës për identifikim. Njëri prej personave këmbëngul që ai të tregojë emrin, ndërsa gjatë përplasjes i heq maskën.

Biseda vijon me kërkesën që i riu të heqë edhe syzet dhe kapuçin. Pasi i mituri tregon emrin e tij, dy personat i kërkojnë gjithashtu emrin e të atit. Ngjarja është regjistruar gjatë zhvillimit të protestës në Elbasan, ndërsa videoja e publikuar nga Noka dokumenton momentet e komunikimit mes palëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga biseda:

Swiss Digital Mobile Reklama

Polici civil: Si e ke emrin? Hiqe maskën, hiqe pak. Identifikohu mor burrë si e ke emrin.

I riu: Pse, për çfarë ju duhet?

Polici civil: Policia, hiqe maskën tani, hë mo hiqe maskën tani (i heq maskën të riut). Si e ke emrin?

I riu: Ç’punë ke me emrin?

Polici civil: Si e ke emrin po të them ore?

I riu: Po pse të duhet emri im mor burrë? Mos kap foto.

Polici civil: Tani hiqe maskën.

I riu: E hoqa maskën.

Polici civil: Hiqi edhe syzet, kur të thotë policia, hiqe dhe kapuçin dhe thuaj emrin. Si e ke?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?