Presidenti Trump nënshkruan 9 urdhra ekzekutivë dhe anulloi 78 urdhra te Biden!

Pas një fjalimi para mbështetësve të tij në sallën e sportit “Capital One Arena” në Uashington, Presidenti Trump anuloi 78 urdhra ekzekutivë të adminstratës së mëparshme.

Në mesin e 9 urdhrave ekzekutivë të Presidenti Trump është tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, e cila është kritikuar gjerësisht nga republikanët. Presidenti Trump dhe ligjvënësit republikanë i kanë kritikuar politikat e administratës së Presidentit Biden për ndryshimet klimatike si veprime që dëmtojnë bizneset dhe ekonominë amerikane.

Presidenti Trump gjithashtu nënshkroi një urdhër për pezullimin e përkoshëm të punësimeve të reja në qeverinë federale me përjashtim të ushtrisë.

Presidenti Trump gjithashtu nënshkruajti një urdhër ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht miratimin e rregullave të reja federale nga agjencitë qeveritare. Republikanët dhe Presidenti Trump kanë kritikuar rregullat e tepërta të qeverisë federale, duke thënë se ato po ngulfasin bizneset dhe po pengojnë zhvillimin ekonomik të vendit.

Presidenti Donald Trump, në ditën e parë të tij në detyrë tha gjithashtu se do të falë “shumë” persona të akuzuar për pjesëmarrje në sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, duke përmbushur një premtim të përmendur shpesh gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024.

Në fjalimin para mbështetësve të tij në sallën e sportit “Capital One Arena” në Uashington, Presidenti Trump nuk specifikoi se sa njerëz planifikon të falë.

Një burim i njohur me planet e tij tha më herët të hënën se Presidenti Trump synon të ul dënimet për disa njerëz që sulmuan policinë dhe të falë njerëzit që nuk kanë bërë veprime të dhunshme.

Më shumë se 1,580 persona përballen me akuza për vepra penal lidhur me pjesëmarrje në protestat në Kapitol, një përpjekje e dështuar e mbështetësve të zotit Trump për të bllokuar certifikimin e fitores nga Kongresi të zgjedhjeve të vitit 2020.

Udhëheqësit e organizatave të ekstremit të djathtë “Proud Boys” dhe “Oath Keepers” janë ndër ata që po vuajnë dënime me burg për rolin e tyre në veprimet e dhunshme në Kapitol. Më shumë se 600 persona janë akuzuar për sulm ose pengim të policisë gjatë protestës së dhunshme, sipas të dhënave të Departamentit të Drejtësisë.

Trump u zotua gjatë fushatës së tij të vitit 2024 të falte shumë prej të akuzuarve, duke argumentuar se ata ishin trajtuar në mënyrë të padrejtë nga sistemi ligjor.

SHKARKO APP