Protesta e në Torovicë. Ndjekje penale për katër qytetarë
Policia ka reaguar në lidhje me protestën e djeshme të zhvilluar në Torovicë. Sipas njoftimit të policisë katër banorë do të dënohen penalisht, pasi protesta konsiderohet manifestim i paligjshëm. Janë proceduar penalisht K.K., P.K, S.D, G.D.
Banorët e Torovicës bllokuan ditën e shtunë aksin nacional Lezhë-Shkodër. Ata kërkojnë rikonstruksionin e 16 km rruge, bonifikimin e tokave bujqësore, dëmshpërblimin nga përmbytjet, si dhe rehabilitimin e rrjetit të energjisë elektrike.
Gjatë protestës së djeshme trafiku rrugor u paralizua në njërin kah, ndërsa në tjetrin automjetet u devijuan në rrugën e vjetër të Torovicës.

