Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 12:12 Rama prezanton planin e strehimit: 10 mijë familje përfitojnë banesa vitin e ardhshëm, 55 mijë deri në 2030 Kryeministri Edi Rama ka vijuar fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste të Tiranës, ku është ndalur te politikat e strehimit social dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Protesta të mëdha para Eurovizionit në Suedi kundër pjesmarrjes së Izraelit

Protesta të mëdha para Eurovizionit në Suedi kundër pjesmarrjes së Izraelit

Aktualitet
E shtunë, 11 Maj 2024 08:58
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjermania kritikon thirrjet për përjashtimin e Izraelit nga Eurovizioni 2024. Finalja zhvillohet të shtunën në masa të larta sigurie. Në Malmoe, Suedi ka pasur protesta kundër ofensivës së Izraelit në Gaza.

Të shtunën zhvillohet finalja e 68 e ESC në Malmoe, Suedi. Rreth 26 vende përfaqësohen në garën më të madhe muzikore në botë. Me më shumë shanse deri tani konsiderohej kënga kroate e Baby Lasagna, por pak para finales po përmendet gjithnjë e më shumë edhe kënga izraelite e Eden Golan, përfaqësueses 20-vjeçare nga Izraeli, që ndodhet në vendin e dytë tek këngët me më shumë shanse për fitoren.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Eurovizioni nuk do që të jetë politik, por vetëm një festë e madhe e muzikës. Megjithatë konflikti në Gaza e ka shoqëruar këto ditë këtë festë muzikore. Megjithëse unioni i transmentuesve europianë, EBU përpiqet të pengojë që konflikti në Gaza të hedhë hije mbi muzikën, protestat e kanë shoqëruar këtë eveniment. Eurovizioni 2024 është shoqëruar nga protesta të gjera kundër pjesëmarrjes së Izraelit në garën muzikore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mijëra vetë në Malmoe kërkuan këto ditë përjashtimin e Izraelit për shkak të ofensivës në Gaza. Që politika ka pasur efekt në Eurovizion u vu re edhe para dy vjetësh, kur Rusia filloi luftën në Ukrainë. Atëherë fitoi Orkestra Kalush e shoqëruar nga një përkrahje e jashtëzakonshme e publikut. Përfaqësuesit ukrainas e përdorën fitoren për mesazhe politike. Të shtunën policia ndodhet në gjendje të lartë gatishmërie në Malmoe dhe mbështetet nga forca policore nga Danimarka e Norvegjia.

Mund t'ju interesojë

Samiti i Shenzhenit: Europa kundër një Yalta të re

Samiti i Shenzhenit: Europa kundër një Yalta të re

Para 53 minutash
Dëbora mbulon malet e Bulqizës, mbërrijnë reshjet e para të dimrit

Dëbora mbulon malet e Bulqizës, mbërrijnë reshjet e para të dimrit

Para 2 orësh
Harku triumfal i Trump bllokohet sërish nga një gjyqtare federale

Harku triumfal i Trump bllokohet sërish nga një gjyqtare federale

Para 2 orësh

Qeveria gjermane i ka kritikuar thirrjet për bojkotim të Izraelit nga Eurovizioni. Ministrja e Shtetit për kulturën, Claudia Roth (Të Gjelbrit) i ka quajtur këto thirrje si “absolutisht të papranueshme”. “Sidomos në këto kohë kemi nevojë për më shumë bashkëpunim kulturor mes Europës dhe Izraelit”, shkroi Roth në platformën X.  duke shtuar se “antisemitizmi, urrejtja dhe dhuna nuk kanë vend në këtë eveniment kaq të rëndësishëm muzikor, po ashtu si racizmi dhe çfarëdolloj forme e armiqësisë ndaj humanitetit”.

Ndërkohë një incident gjatë provave të përgjithshme ka bërë përfaqësuesi i Holandës të përjashtohet edhe nga provat e dyta gjenerale të finales. Shkak për këtë janë hetimet e mëtejshme në lidhje me një incident me muzikantin, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Nuk është e qartë përse bëhet fjalë në këtë incident, mediat suedeze kanë njoftuar për një goditje me shuplakë nga përfaqësuesi i Holandës, dhe ky rast është duke u marrë në shqyrtim.

Shqipëria me këngën “Titan” të Besës nuk arriti të kualifikohej në finale. Gjermania përfaqësohet me Isaak dhe këngën “Always on the run”./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama prezanton planin e strehimit: 10 mijë familje përfitojnë banesa vitin e ardhshëm, 55 mijë deri në 2030
Para 13 minutash

Rama prezanton planin e strehimit: 10 mijë familje përfitojnë banesa vitin e ardhshëm, 55 mijë deri në...

Rama njofton ndryshime në skemën e bebeve: Mbështetje për nënat që kujdesen për fëmijët me aftësi të kufizuara
Para 24 minutash

Rama njofton ndryshime në skemën e bebeve: Mbështetje për nënat që kujdesen për fëmijët me aftësi të k...

Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill
Para 33 minutash

Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill

Rama për Veliajn: Shpresoj të kuptojë se po gabon me mua dhe Partinë Socialiste
Para 43 minutash

Rama për Veliajn: Shpresoj të kuptojë se po gabon me mua dhe Partinë Socialiste

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 13 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 15 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 17 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 13 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.