Protesta/Nisin procedimet për zyrtarët e PD, mes tyre deputetët Ristani dhe Elmazi

Protesta e djeshme e Partisë Demokratike, ku bllokoi disa nga akset kryesore në vend, edhe pse paqësore, policia ka dhënë sinjalin se do të ketë organizatorë që do të precedohet. Sipas policisë, tubimi është në shkelje pasi organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme dënohet me ligj.

Ka qenë Policia e Fierit e para që është vënë në lëvizje për protestën e PD-­së. Ajo ka dërguar emrat e organizatorëve të protestës së PD-­së që bllokoi rrugën nacionale Lushnje­-Rrogozhinë. Sipas Policisë, janë Arben Ristani, Myslim Murrizi, Liljana Elmazi, Roland Bejko etj që do të procedohet për protestën e paligjshme.

Policia pohon se: “Gjithashtu janë identifikuar si pjesmarrës aktiv në këtë tubim 117 persona të cilët pjesa më e madhe janë banorë të Rrethit Lushnje, Divjakë, Rrethit Berat, Rrethit Fier, Rrethit Mallkastër”.

Swiss Digital Desktop Reklama

NJOFTIMI I POLICISE

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datën 24.04.2017, Partia Demokratike zhvilloi një protestë publike e cila u shoqërua me bllokimin e rrugës nacionale Lushnje-Rrugozhinë. Në këtë tubim nga shërbimet hetimore policore janë identifikuar si drejtues dhe organizatorë:

Arben Ristani, Myslim Murrizi, Liljana Elmazi, Roland Bejko, Lefter Maliqi, Luan Baçi, Agron Kapllani, Moisi Meminaj, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, parashikuar nga Nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal.

Gjithashtu janë identifikuar si pjesmarrës aktiv në këtë tubim 117 persona të cilët pjesa më e madhe janë banorë të Rrethit Lushnje, Divjakë, Rrethit Berat, Rrethit Fier, Rrethit Mallkastër etj.

Nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore të Prokurorisë dhe oficerëve të Komisariatit të Policisë Lushnje është kqyrur vendi i ngjarjes, vendi ku është zhvillur tubimi.

Janë marrë dhe sekuestruar 3 (tre) DV, me pamje filmike dhe fotografi të tubimit të lartpërmendur, me qëllim indetifikimin e organizatorëve dhe pjesmarrësve të tjerë në këtë tubim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?