Protestë edhe në Vlorë, qytetari i kthehet Ramës: Po ne të tjerët të dukemi dele? Ti di veç të na shkatërrosh
Protestuesit kundër projektit në Zvërnec mbërritën para Kryeministrisë edhe pse Policia tentoi t’i ndalojë duke vendosur kordon hekuri. Poshtë zyrës së Edi Ramës nuk munguan thirrjet kundër qeverisë, por edhe ndaj opozitës. Mes sloganëve, dëgjoheshin thirrje si ”Opozitë e shitur” dhe ”Rama në burg”, ”Berisha në burg”, duke shprehur pakënaqësi ndaj të gjithë klasës politike. Nga ana tjetër, një tjetër protestë paralele po mbahen në Vlorë.
Një prej protestuesve ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po përçan qytetarët dhe po injoron zërin e atyre që nuk e kanë mbështetur me votë. Nga protesta, ai u shpreh se shqiptarët janë lodhur nga qeverisja aktuale dhe se sipas tij, Rama po dëmton interesat e vendit.
“I ke lodhur shqiptarët sa që tani e vetmja punë që di të bësh është të na shkatërrosh. Tha diçka tjetër sot, ‘u drejtohem vetëm atyre që më kanë votuar’. I pacipë! Çfarë të dukemi ne, dele? Ne jemi shqiptarë”, deklaroi protestuesi. Fjalët e tij u pritën me duartrokitje dhe brohoritje nga pjesëmarrësit në tubim, ku nuk munguan as thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për tërheqjen nga projekti në Zvërnec.
KOHA JONË SONDAZH

