Protestuesit godasin deputetin Vangjel Dule

Tensionet para Kuvendit vijuan edhe gjatë mbërritjes së kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili u përball me protestuesit e mbledhur jashtë godinës, teksa po hynte në seancën plenare.

Gjatë kalimit të tij në këmbë drejt hyrjes së Kuvendit, qytetarët i drejtuan thirrje dhe ofendime, duke e quajtur “hajdut”.

“O hajdut me syze”, dëgjohet të thërrasin protestuesit në drejtim të deputetit. Ndërkohë, protesta u shoqërua edhe me incidente të tjera, pasi protestuesit hodhën vezë dhe domate në drejtim të personave që po hynin në godinën e Kuvendit. Mes tyre kishte edhe individë që nuk ishin deputetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet edhe një grua, e cila pasi u godit me vezë apo domate, përpiqej të pastronte pantallonat e ndotura përpara se të hynte në institucion.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?