Publikimi i përgjimeve, Llalla: I njëjti skenar si në Maqedoni, Rama do bie në gjunjë!
Gazetari Arben Llalla i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha publikimi i përgjimeve ditët e fundit në Shqipëri rreth grupit të Shijakut, janë të njëjta si me skenarin e përgjimeve në Maqedoni.
Llalla: Po ndodh i njëjti skenar si në Maqedoni. Kryeministri Rama do bie shumë shpejt në gjunjë. Do jetë më tragjike, pasi Rama po i merr në mbrojtje ndërsa Gruevski i la të lirë. Unë dyshoj se në 2012-2013, kanë ardhur disa aparatura.
Zheji: Këto aparatura i përdorte Ministria e Brendshme.
Llalla: Dyshoj se ashtu si në Maqedoni janë në dorë të njerëzve që duan të vënë drejtësi dhe barazi.

