Qytetari dixhital, Sali Berisha sapo tregoi ”informatorin”
Ish-Kryeministri Sali Berisha, pjesën më të madhe të denoncimeve që bën në facebook e adreson nga “qytetari dixhital”. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, Berisha u pyet në lidhje me publikimin e videos nga aksioni i Policisë në Babicë, pamje të cilat u raportuan se i ishin dhënë nga Prokurori Vladimir Mara.
Vetë Berisha tha në emision se nuk ka qenë Prokurori, por një burim tjetër. Ai shtoi se operacioni i policisë kishte ardhur pas të dhënave të mbledhura nga SHISH.
Operacioni në Babicë, ju publikuat i pari videon. Ka një akuzë se videon ua ka dhënë prokurori?
Berisha: Absolutisht jo, nuk ma ka dhënë prokurori. Burimi tjetër krejtësisht dhe jo prokuror. Është hera e parë që dëgjoj për atë prokuror. Vladimir a si. Asnjëherë, asnjë prokuror. Ajo ishte rezervati i Habilajve dhe u kapën 4 ton, 20 mln euro. U shemb toka aty dhe tani na pengoi ky, na prishi operacionin.

