Qytetarja përlotet te Kuvendi: Jam viktimë mes 4 rrugësh/VD
Qytetarja tha se është një nënë e braktisur prej 25 vitesh dhe ka ngelur një viktimë, pasi ka humbur çdo të drejtë. Gruaja sqaroi mes lotëve se nuk i ka parë fëmijët e saj prej vitesh dhe se ka ngelur në mes të katër rrugëve.
“Jam nënë e braktisur prej 25 vitesh, kam ngelur viktimë, sepse më ka humbur çdo e drejtë. Fëmijët e mi i kam pesë vjet pa i parë, kam kërkuar ndihmë te Bashkim Fino, më ka dhënë ndihmë dhe asgjë tjetër. Kam ngelur në mes të katër rrugëve”, tha ajo.
/shqiptarja.com

