Rama dënon sulmet ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe: Aktet terroriste rrisin pasigurinë globale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj sulmeve terroriste kundër Emiratet e Bashkuara Arabe, duke i cilësuar ato si akte të paprovokuara dhe të pajustifikueshme agresioni. Rama thekson se sulmet e përsëritura, të cilat i atribuohen Irani, përbëjnë një kërcënim serioz jo vetëm për sovranitetin e Emirateve, por edhe për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Gjirit Persik dhe më gjerë. Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me udhëheqjen dhe popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe, duke dënuar fuqishëm çdo formë terrori dhe intimidimi.

Postimi i plotë

Sulmet e përsëritura me raketa nga shteti terrorist i Iranit kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, përbëjnë një akt të pamatur, të paprovokuar dhe krejtësisht të pajustifikueshëm agresioni kundër një shteti sovran dhe kundër vetë paqes rajonale. Emiratet e Bashkuara Arabe u përballën sërish sot me sulme me raketa dhe dronë, dhe ne, Shqipëria, e dënojmë në termat më të fortë këtë sulm terrorist nga një regjim që vazhdon të eksportojë dhunë, paqëndrueshmëri dhe pasiguri përtej kufijve të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të shënjestrosh Emiratet e Bashkuara Arabe, një vend që përfaqëson paqen, progresin, stabilitetin dhe partneritetin përtej feve, racave, gjuhëve dhe rajoneve, nuk është vetëm një sulm ndaj një vendi, por një sulm ndaj vetë mundësisë së paqes dhe sigurisë në Gjirin Persik dhe shumë më gjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qëndrojmë në solidaritet të plotë, me udhëheqjen, popullin dhe mbrojtësit e Emirateve të Bashkuara Arabe. Ata që kërkojnë të terrorizojnë kombet e lira përmes raketave dhe intimidimit duhet ta dinë se akte të tilla vetëm sa thellojnë izolimin e tyre dhe forcojnë vendosmërinë e atyre që qëndrojnë për sovranitetin, sigurinë dhe paqen globale. Irani duhet të mbahet plotësisht përgjegjës për këtë përshkallëzim të rrezikshëm dhe, para së gjithash, për hir të vetë popullit të tij, i cili mbetet peng i një regjimi që qeveris me instinktet e Epokës së Gurit, duke e tërhequr një komb të lashtë gjithnjë e më thellë drejt izolimit, terrorit dhe vetëshkatërrimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?