FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Duhet të përgatitemi për një valë të dytë të virusit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qytetarët dhe institucionet e shëndetësisë duhet të përgatiten për një valë të dytë të koronavirusit. Gjatë inspektimit të depos së re farmaceutike në QSUT me ministren Ogerta Manastirliu, kryeministri deklaroi se nesë vendi nuk ka pasur shumë dëme, kjo ishte falë masave shtrënguese.

“Ne duhet ta përgatisim se çdo gjë mund të ndodhë edhe duhet të jemi gati, është shumë problem kjo situatë e hapjes sepse edhe mënyra si shkoi gjëja, njerëzit u relaksuan, hë se nuk ka gjë, shumica e kupton se ishte rezultat i shtrëngimit të fortë. Por rutina dhe zakonet janë të forta, duhet të përgatitemi për eventualitetin e një vale tjetër. Do Zoti mos të na sjellë përpara kësaj sprove por duhet të jemi të përgatitur”,- tha Rama.

Ndërkohë që ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se duke qenë se numri i pacientëve është ulur po mendojnë që duke filluar nga dita e hënë, datë 18 maj të mbyllin Sanatoriumin si spital COVID dhe të fokusohen vetëm te Infektivi në QSUT. “Struktura tjetër jemi në hapat e fundit, forcat janë përqendruar në QSUT, jemi duke menduar për mbylljen e spitalit COVID-2 duke qenë se numri i pacientëve është ulur, por duke u fokusuar në QSUT nga data 18. COVID-3, ish-kurirugjive do të jetë shumë shpejt gati për të përqendruar këtu trajtimin me COVID. Pavarësisht se duket se numri është në ulje, alerti është i madh për të kufizuar infeksionin”,- tha ministrja Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?