Rama i ofendoi, revoltohen gazetarët: Ne i hoqëm mikrofonët, të reagojnë pronarët e mediave

Gazetarët e terrenit që u përballën me një lumë akuzash dhe ofendimesh nga kryeministri Edi Rama, vendosën që në fund t’i hiqnin mikrofonët duke thënë “Faleminderit”. Rama duket se ka qenë i papërgatitur dhe iu përgjigj me “Ouuu, faleminderit ju”, duke u larguar.

Të menjëhershme kanë qenë edhe reagimet e gazetarëve të pranishëm, të cilët tani kërkojnë ndërhyrjen e drejtorëve apo të pronarëve të mediave.

Indrit Maraku nga ABC News në një postim në Facebook shkruan se Rama doli qëllimisht për të ofenduar gazetarët. “Eshte e turpshme qe nje kryeminister te dale qellimisht, sic e pranoi edhe vete, per te ofenduar dhe denigruar gazetaret. Ne sa kishim ne dore e beme, hoqem mikrofonat. Tani te reagojne drejtoret, pronaret dhe shoqatat e gazetareve”, shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, edhe Esiona Konomi nga Report TV ka shkruar: “E turpëruar që kryeministri më detyroi t’i heq mikrofonin dhe t’ia lë fjalën në mes!”.
Reagime të gazetarëve në rrjetet sociale pas incidentin me Kryeministrin:

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Klara Dervishi: Po te kisha une mikrofonin sot te kryeministri do kisha dashur qe bashke me koleget ta kisha lene te fliste me veten… nuk mburrem dot te them qe do ta beja, por fatkeqesia me e madhe eshte qe 27 vite demokraci ne leter dhe ne nuk kemi mendere ta bejme kete … Kush?! Ne gazetaret qe duhet te orientojme shoqerine e ketij vendi ku shpresa ka vdekur me kohe. Kjo eshte me e pakta fatkeqesia ime dhe e djalit qe po rris e duhet ta rris ne kete vend… (kush do guxonte ta bente kete bojkot ndaj kryeministrit qe shqiptaret votojne?! Se mos harroj..une kam vite qe nuk votoj per askend dhe mire kam bere)…

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?