Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.1 lekë dhe shitet me 90.9 lekë, dollari amerikan blihet me 81.7 lekë dhe shitet me 82.9…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama: Komisioni Antikorrupsion, pikë referimi për të gjitha institucionet

Aktualitet E mërkurë, 27 Nëntor 2024 13:44
Rama: Komisioni Antikorrupsion, pikë referimi për të gjitha institucionet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në tryezën IX të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, me temë “Garantimi i së drejtës së pronës dhe lufta kundër korrupsionit në sektorin e pronave”, ku theksoi se “parlamenti duhet të bëhet epiqendra e një ndërveprimi intensiv që fillon me këtë fazë të këtij procesi dhe që në këndvështrimin tim duhet të vazhdojë deri në momentin kur Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Europian”.

Në fjalën e tij në tryezën publike me temë: “Garantimi i të drejtës së pronës dhe lufta kundër korrupsionit në sektorin e pronave”, kryeministri Rama tha se “dëshiroja të merrja pjesë në një nga tryezat dhe duke qenë se kishin mbetur tri tryeza, dhe kjo mos gabohem është e nënta, midis tri temave të mbetura për këtë lloj diskutimi në këtë fazë të procesit mu duk e udhës që të zgjidhja tryezën tuaj për shkak të ndjeshmërisë së lartë që ka për publikun, qeverinë, por edhe për Bashkimin Europian, tema e pronës”.

“Natyrisht që nuk jam këtu për të dhënë mend, sepse qëllimi kryesor i këtij Komisioni të Posaçëm dhe i gjithë këtij grupi të madh ekspertësh të pavarur që janë angazhuar në funksion të kësaj pune të jashtëzakonshme për nga volumi, por unë çmoj të jashtëzakonshme edhe prurjen e opinioneve dhe e këndvështrimeve si rezultat i gjithë këtij grupi ekspertësh”, tha Rama.

“Mënyra se si Komisioni i Posaçëm do të transformohet në një mekanizëm permanent brenda parlamentit dhe në një pikë referimi për të gjitha institucionet e këtij shteti do të përcaktohet shpresoj nga vetë ky proces kur do të dalin konkluzione dhe do të dalin edhe detyra për të gjitha institucionet dhe për të treja pushtetet: Pushteti legjislativ, pushteti ekzekutiv dhe pushteti gjyqësor”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama shprehu mirënjohjen për të gjithë ekspertët, “si dhe një shprehje solidariteti për të gjithë ata ndër ju që për shkak të pjesëmarrjes në këtë proces që është një proces, në këndvështrimin tim, patriotik në radhë të parë, sepse është një proces që ka një domosdoshmëri për të krijuar një front të madh mbështetës për Shqipërinë që negocion anëtarësimin e vet në BE. Pastaj është edhe një proces thellësisht teknik, dhe këtu është e pashmangshme dhe e paarsyeshme që të imagjinohet që ky proces i rrallë teknik mund të përballohet vetëm me burimet e brendshme që ka qeveria dhe institucionet e tjera që negociojnë anëtarësimin sipas sektorëve të tyre”.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Para 53 minutash
Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Para 54 minutash
FBI në panik për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA mund të kontrollojë gjithçka

FBI në panik për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA m...

Para 9 orësh

Rama tha se “pikërisht sepse ekspertët u angazhuan, u bënë edhe target i gjithfarëlloj akuzave, insinuatave dhe goditjeve nëpër këto kanalet dhe rrjetet e ndryshme të thashethemnajës së madhe publike që, në këndvështrimin tim, gabimisht quhet e gjitha liri e fjalës”.

Më tej Kryeministri tha se “ky komision është sot në kushtet që flasim një instrument i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm për suksesin tonë në procesin e anëtarësimit dhe për suksesin tonë të negociatave, sepse në BE nuk shkojmë si qeveria e Shqipërisë që i përfaqëson të gjithë, por shkojmë si një front institucionesh dhe si një front institucionesh që përfaqësojnë tre pushtete, të cilat në marrëdhënie me njëri-tjetrin kanë hapësira komunikimi e ndërveprimi, por kanë edhe kufij, sepse janë të pavaruar nga njëri-tjetri. Që do të thotë, koordinimi i të gjithë këtij fronti dhe ecja në mënyrë uniforme për sa i përket performancës në raport me negociatat i të gjithë institucioneve mund të garantohet vetëm nëse pikërisht Kuvendi bëhet një udhëkryq ku të gjitha forcat që veprojnë e ndërveprojnë në emër të shtetit në Republikën e Shqipërisë pikëtakohen, dhe nga ana tjetër, të gjithë këto forca mund të japin llogari, sepse mund t’iu kërkohet llogari”, theksoi Rama.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kryeministri Rama tha se “ky është thelbi i procesit, se nëse në ecurinë e negociatave përparon qeveria dhe nuk përparon një iks institucion, iks agjenci, iks strukturë që nuk është nën urdhrat e qeverisë dhe qeveria nuk mund t’i kërkojë llogari, atëherë kush është autoriteti dhe cili është instrumenti që dhe ky institucion të vendoset përpara përgjegjësisë publike dhe përpara përgjegjësisë patriotike për të dhënë llogari?!”.

“Askush dhe askund tjetër përveç se në Kuvendin e Shqipërisë mund të kërkohet një forcë e tillë dhe përfshirja e një mase kaq domethënëse të shoqërisë përmes botës akademike, përmes rrjeteve të ndryshme të shoqërisë civile, përmes medieve etj., është një garanci shumë e madhe për të synuar dhe për të nxjerrë maksimumin e mendimit intelektual dhe të cilësisë në qasjen tonë ndaj problematikave të ndryshme që shfaqen”, tha Rama.

/k.s/r.e/a.f/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 53 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq
Para 53 minutash

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C
Para 54 minutash

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 8 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 9 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 8 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 9 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

4 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 11 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.