Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:00 Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar këtë të mërkurë me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Rama me gazetarët e BE-së: Ka shprehje interesi, jo një projekt. Protestat tregojnë që jemi si çdo vend i BE

Rama me gazetarët e BE-së: Ka shprehje interesi, jo një projekt. Protestat tregojnë që jemi si çdo vend i BE

Aktualitet
E martë, 9 Qershor 2026 15:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp këtë të martë para gazetarëve të Bashkimit Europian të ardhur në Tiranë, tha se ekzistojnë dokumente zyrtare që tregojnë se investitorët janë informuar paraprakisht për ndjeshmërinë e zonës, parametrat e zhvillimit dhe kushtet e tjera që lidhen me projektin. ”Nuk ka projekt”, e theksoi edhe ndërsa u shpjegoi gazetarëve se ka një kompani që ka shfaqur interes, por jo leje ndërtimi. Rama shton se kishte tentuar të diskutonte mbi çështjen, por më pas kishte hequr dorë, pasi sipas tij kundërshtimet nuk kishin të bënin me mbrojtjen e mjedisit. Gjithashtu, kundërshtoi raportimet e mediave të huaja për pretendimet e protestuesve se projekti ekziston.

Pyetje: Thatë që nuk ka një projekt, por përse është ngritur ky gardh rrethues në plazhin për të cilin po flasim dhe pse rrjeti ballkanik i investigimit thotë se ka një kompani që ka leje për të ndërtuar në këtë zonë, nëse nuk ka një projekt?

Edi Rama: Balkan Insight po gënjen. Unë nuk jam këtu për të thënë gënjeshtra, por as për të dëgjuar gënjeshtra. Nëse dikush thotë se ka një leje ndërtimi, le ta tregojë atë. Përkundrazi, nëse më pyesni dhe jeni të interesuar për faktet, po, ka një proces. Po ka një kompani. Sigurisht që ka një kompani. Por fakti që ka një kompani nuk do të thotë se ka një projekt. Ka një shprehje interesi, ka një proces që ka nisur me autoritetet dhe, për ta bërë shumë të qartë, bëhet fjalë për një pronë private.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Së dyti, Zvërneci dhe ishulli janë dy projekte të ndryshme. Nuk janë i njëjti projekt. Pse publikohet vazhdimisht ishulli, gardhi e gjithçka tjetër? Për të krijuar një perceptim të neveritshëm, sikur Shqipëria të jetë një republikë bananesh, ku ishujt u shiten oligarkëve dhe vendi drejtohet nga një kryeministër që u shërben oligarkëve. Çfarë është kjo? Është e neveritshme, por a është e vërtetë? Jo.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ju mendoni se keni sjellë fakte që provojnë të kundërtën e asaj që po them, por nuk është kështu. Kompania ekziston, shprehja e interesit ekziston dhe marrëveshja është private. Kështu funksionon një vend demokratik. Nuk njoh asnjë vend që mund t’i ndalojë privatët të bëjnë marrëveshje mes tyre. Çdo privat ka të drejtë të kërkojë leje për të vendosur gardh rrethues në pronën e tij. Të luftosh kundër gardheve të pronave private.

Mund t'ju interesojë

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 23 minutash
Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Para 27 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Para 34 minutash

Që ditën e parë kam thënë se kushdo që është i interesuar të flasim për këtë çështje është i mirëpritur. Unë jam këtu për të folur për projektin, mjedisin, parametrat, për gjithçka që kemi bërë deri tani, për të treguar dokumentet, faktet dhe çdo gjë që lidhet me ligjin për mjedisin. Jam gati të tregoj se pretendimi se ne kemi ndryshuar ligjin që kjo të ndodhë është krejtësisht i pavërtetë. Kjo është gënjeshtër dhe unë jam gati t’jua provoj me fakte. Por si t’i provosh faktet në këtë botë?

Gazetarja: Jo jo unë e kam trurin në rregull…

Rama: Trurin e keni në rregull, problemi është sa i hapur është ai për faktet. Nuk është në rregull. Kemi të tjerë këtu dhe duhet të më thonë nëse kam thënë në fillim që e kemi anuluar projektin, atëherë më duhet të shohim regjistrimin. Keni ardhur e bindur se ka një projekt që është anuluar. Ajo tha që unë thash në fillim që projekti është anuluar. Po talleni me mua apo çfarë. Kurrë s’kam thënë që kemi anuluar projektin, s’ka pasur kurrë. Po punohet për projektin, çfarë ka këtu për të mos u kuptuar. Faktet janë të mërzitshme, por gënjeshtrat janë shumë joshëse. Që ta anulosh duhet ta kesh një projekt, përndryshe çfarë do të anulosh. Ju nuk shihni asnjë ndryshim mes, nuk ka projekt dhe projekti është anuluar. Prandaj e bëra këtë pyetje, sepse doja që ju ta qartësoni, mos këmbëngulni. Gjyshja ime thoshte që të bësh gabim është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore.

Gazetarja: Projekti tani është i pezulluar..

Rama: Po si mund të pezullohet kur nuk ekziston? Çfarë projekti është pezulluar?

Gazetarja: Dje intervistova disa njerëz në rrugë…

Rama: Po më bëni pyetje mua, po kërkoni të dini se çfarë mendoj? Unë nuk jam në rrugë, nuk jam dikush që nuk mban përgjegjësi kur flet sepse unë përfaqësoj këtë vend. Unë përfaqësoj njerëz që më kanë zgjedhur të jem këtu dhe përballë jush më duhet të jem i vërtetë, të jap fakte dhe nuk mund të sfidohem me çfarë keni dëgjuar ju në rrugë. A keni fakte për të më treguar që vërtetojnë se po them diçka që nuk është e drejtë? Jo. Më tregoni, më sfidoni.

Lexoni edhe:

Rama me gazetarët e BE-së: Zvërneci është zonë e kategorisë 5, Vjosa nuk do të preket

Rama: Kur unë mora pushtetin Shqipëria po sheh sërish flamingo dhe vendosa moratoriumin e gjuetisë

”Nga njeriu i Soros te njeriu i Kushner”, Rama: Kur i takova nuk dihej nëse Trump ikte në burg ose në Shtëpinë e Bardhë

Etiketat e lidhura

begazetareramaZvërnec
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta
Para 10 minutash

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!
Para 20 minutash

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
Para 21 minutash

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi
Para 23 minutash

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.